PERPLASJE ME ARME NE SHKODER

Përplasje me armë në mes të qytetit të Shkodrë. Dy automjete një fuoristradë dhe një mjet tip Benz kanë shtënë ndaj njëri tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë në bulevardin Zogu i Parë në afërsi të ish Mapo. Ndërsa në vend ngjarje policia ka gjetur vetëm një gëzhojë pistolete. Ende nuk dihen rrethanat ndërsa po punohet për të bërë të munduru identifikimin e autorëve të kësaj përplasje.

Nga sa mësohet nuk ka të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa në momentin e përplasjes ka pasur një fluks lëvizjesh të mjeteve dhe personave. Në momentin e përplasjes mësohet se mjeti tip fuoristradë ka qenë duke lëvizur në drejtim të qëndrës së qytetit dhe mjeti tjetër tip Benz në drejtim të daljës, dhe nga dëshmitarët okular kanë dëgjuar vetëm dy krisma armësh.

Ndërsa po punohet edhe në bazë të dëshmive të dhëna për identifikimin e autorëve, ku sipas dëshmive në dy mjetët ndodheshin vetëm drejtuesit e mjeteve. Kjo është përplasja e dytë më armë brenda pak ditësh në Shkodër, ku në mbrëmjën e natës 5 shkurt mbeti e plagosur si pasojë e përplasjes me armë mes dy grupeve 35 vjecarja.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …