Wednesday , 24 July 2019

PERPLASJE MES PERFAQESUESVE TE PD DHE POLICISE NE KZAZ NR 2 SHKODER

Një përplasje fizike është regjistruar këtë të hënë mes përfaqësuesve të PD Shkodër dhe policisë pranë KZAZ nr 2 të qytetit të Shkodrës. Përfaqësuesit e PS-së në KZAZ kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Pallatit të Sportit për të nisur punën, por janë penguar nga përfaqësuesit e PD-së dhe të bashkisë.

Këtu ka pasur përplasje mes policisë së shtetit dhe përfaqësuesve të PD-së, ish deputetë demokratë të cilët në mbështetje të vendimit të bashkisë për të kërkuar lirimin e ambienteve.

Pas debateve, anëtarët e PS-së janë larguar, ndërkohë me anë të një shkrese Bashkia e Shkodrës i kërkon policisë ta mbështesë për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Lexoni dhe kete

BASHA: DO TË HETOJMË GRABITËSIT E SHQIPËRISË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat u shpreh se kapja …