PERPLASJET NE PROTESTE, SHOQEROHEN MBI 60 PERSONA

Menjëherë pas protestës së mbrëmshme të opozitës në polici janë shoqëruar 61 persona, ndërsa 30 janë arrestuar. Në protestën e tre orëshe të opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku mbetën të lënduar disa persona. Nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan se të plagosur mbetën 13 persona, 10 prej të cilëve policë dhe 3 qytetarë. Ndërkohë, në ambientet e spitalit të Traumës ka pasur një përplasje verbale mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-deputetit të PD, Bardh Spahia. Ky i fundit akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshaj.

Natyrisht, protesta e 2 qershorit nuk do të jetë e fundit për opozitën e bashkuar. Kështu, protesta e radhës do të mbahet të shtunën e ardhshme me 8 qershor, në të njëjtën orë 19:00, po përballë kryeministrisë.

Lexoni dhe kete

ADEMI: KRIM ELEKTORAL ME 30 QERSHOR

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka depozituar në prokurori padin ndaj shkeljeve të kryera …