Monday , 27 September 2021

PERROI VIJON TE JETE KERCENIM PER LAÇIN

Tre përsona kanë humbur jeten gjatë viteve të fundit, ndërsa rreziku është sërish evident.

Përroi që përshkon mes përmes qytetin e Laçit vijon të mbetet kërcënim për banoret e Kurbinit. Dëmtimi i pritave malore dhe ndërtimet pa kriter bën që uji të vërshoje në mënyre të menjehershme kur ka reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje në qytet dhe periferi.

Nisja e stinës së reshjeve ka shtuar friken tek banoret të cilët thonë se në këtë situatë ndihen të pasigurte për pronen dhe jeten e tyre.

Burime nga Bashkia e Kurbinit bëjnë me dije se projekti i rehabilitimit të përroit është gati prej vitesh, por kërkohet mbështetja e qeverisë për implementimin e tij, pasi vlera e investimit ështe e papëballueshme nga njesia vendore.

Lexoni dhe kete

“VARRE PA EMËR”, SHFAQET PREMIERË NË SHKODËR

“Varre pa emer” deshmi te trishta te familjareve te personave te vrare gjate regjimit komunist …