Saturday , 15 August 2020

PERSONAZHI I PROTESTES: S’JAM PENDUAR

Ky personazh eshte 76- vjecari Ndue Zeka nga fshati Blinist i Lezhes. Nje dite me pare ai udhetoi drejt Tiranes per t’iu bashkuar protestes se opozites ndersa u be protagonist duke qene i pari qe hypi mbi bunkerin prane Ministrise se Brendshme dhe me mjete rrethanore tentoi prishjen e tij. Nuk ka asnje pendese per veprimet e kryera, ndersa deklaron se te njejten gje do e bente serish, pasi sipas tij kultet e komunizmit jane te papranueshme pas 25 vitesh demokraci e kete e vuajne me se shumti Ish te perndjekurit, pjese e te cileve eshte edhe 76- vjecari Zeka.

Ndue Zeka thote se kryeministri Rama mund ta vendos bunkerin ne oborrin e shtepise se tij, ndersa kercenon se do te udhetoje edhe i vetem por i pregatitur drejt Tiranes ne menyre qe ta shkaterroje plotesisht kete bunker.

Zeka njihet në të gjithë zonën si person i qetë dhe jo problematik, për komunitetin ku jeton. Gjithë mllefin e treguar ne proteste, ai e ka patur me qeverinë, e cila sipas tij, ka rrënunar çdo shqiptar.

Lexoni dhe kete

BASHA: QEVERIA DĂ‹SHTOI PĂ‹RBALLĂ‹ PANDEMISĂ‹

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka drejtuar njĂ« mesazh qytetarĂ«ve duke iu referuar situatĂ«s qĂ« po …