Wednesday , 25 November 2020

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË PARTINË DEMOKRATIKE

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli të enjtën proçesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore.

Ky proçes, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson proçesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3.593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi këtë të premte Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Komisioni falenderon anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm.

Lexoni dhe kete

KRYEKOMUNARI I MITROVICËS NË KRAH TË LIDERIT TË PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur këtë të hënë në një takim kryekomunarin …