“PESHQIT E MEDHENJ TE NDIQEN PENALISHT DHE TE FUTEN NE BURG”

Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses, por qeveria, prokuroria dhe policia kanë dështuar në arrestimin e Klement Balilit. Kjo ishte deklarata e ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu. Në një takim të organizuar në kryeqytet, ambasadori Lu tha se nuk ka pasur aftësi ose vullnet për ta arrestuar Balilin, por askush nuk është mbi ligjin dhe bëri thirrje të vazhdohet lufta ndaj krimit të organizuar.

Deklaratat e ambasadorit amerikan erdhën gjatë një aktiviteti të organizuar për Forcën e Ligjit, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, drejtues të policisë dhe ambasadorë të vendeve europianë në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

“SHTYRJA E HAPJES SE NEGOCIATAVE, E PRITSHME”

Shtyrja e hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë shihet me shqetësim …