Thursday , 23 November 2017

PETICIONI I FIRMOSUR NGA DEMOKRATET, REAGON PD SHKODER

Nepermjet nje deklarate per mediat, Partia Demokratike dega Shkoder ka reaguar per peticionin e hartuar diten e djeshme nga simpatizante te PD-se.

Deklarate:

Jemi sot ketu per te sqaruar opinion publik ne lidhje me nje prezantim ne disa media diten e djeshme te nje peticioni te hartuar dhe te firmosur nga disa anetare, simpatizante te  PD-se, apo dhe banore te  Shkodres.

Ne nje shtet demokratik dhe ne nje Parti Demokratike, secili prej  personave eshte i lire te shprehe mendimin e tij personal, ne drejtim te drejtuesve te saj apo dhe te politika te ndjekur nga drejtuesit, me te cilet keto anetare nuk bien dakort. Kjo eshte nje gje krejt normale.

Pra, peticioni I bere publik dje, i firmosur nga disa anetare te saj,  duhet te theksojme se ai  nuk eshte mendimi institucional  I PD te Shkodres, apo I strukturave te saj, sic u munduan ta paraqesim mbremjen e djeshme, me apo pa qelim,  disa media audiovizive ne Tirane. Por ky eshte vetem mendimi i tyre personal.

Vendimet, mendimet apo Peticionet e ndryshme qe mund te merren ne emer te Partise Dekratike , do te jene kurdohet transparente, me emer dhe mbiemer te Kryetarit te saj apo dhe te strukturave me te larta drejtuese te Partise.

Ju Faleminderit!

Lexoni dhe kete

RAMA ME AMBASADORËT, VASILI: KRIMI NË KRYE TË QEVERISË LARGON INVESTIMET

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës në takimin …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin