Saturday , 7 December 2019

PEZULLOHET MËSIMI NË 3 QARQE TË VENDIT

Është pezulluar mësimi për nxënësit në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Njoftimi u bë nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për mediat. Ajo tha se në Durrës mësimi është pezulluar deri në datën 9 dhjetor, ndërsa në dy qarqet Tiranë dhe Lezhë deri në datën 5 dhjetor. Në qarqet e tjera mësimi do vijojë normalisht që këtë të hënë.

Ministrja ndërkohë shtoi se të gjithë nxënësit, shkollat e të cilëve janë të dëmtuara, do zhvendosen në shkolla të tjera me mjete transporti të siguruara nga qeveria.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …