Monday , 23 September 2019

PISTAT E HETIMIT PËR ATENTATIN NDAJ ARMANDO GJINIT

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në qendër të qytetit të Rrëshenit. Sipas burimeve familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën. Kjo është dhe pista e parë për policinë, por nuk përjashtohet ajo e borxheve si dhe e kaluara e tij në Belgjikë. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Armando Gjini i njohur si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, u ekzekutua në qendër të qytetit të Rreshenit. Ai po lëvizte me makinë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij, kur dy persona kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur. 48-vjeçari kishte dy identitete, Armando Gjini dhe Tonin Gjini. Një orë me pas në fshatin Gziq të Mirditës u gjet një makine fuoristradë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Tre muaj më parë viktimës i kishin vendosur tritol në makinë, e cila shpërtheu pasi ai ishte larguar për të dërguar fëmijët në shkollë. Armando Gjini u arrestua me 12 maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë dhe u sekuestruan 8 ton drogë. Por 4 ditë pas arrestimit, Gjini u lirua nga burgu.

Lexoni dhe kete

DIVORCI KTHEHET NE TRAGJEDI

Ka përfunduar në tragjedi divorci për një 27-vjeçar nga Lezha, i cili u aksidentua qëllimisht …