Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

PISTONAT ELEKTRONIKE JASHTE FUNKSIONIT, AUTOMJETET LEVIZIN LIRSHEM NE PEDONALE

Pedonalja kryesore ne qytetin e Shkodres vijon te jete ne gjendje te njejte persa i perket qarkullimit te automjeteve. Edhe pse para pak kohesh u nenshkrua nje marreveshje mes policise bashkiake dhe asaj te shtetit per ndalimin e automjeteve ne fundjave ne orare te caktuara, duket se nje gje e tille nuk ka ndodhur.

Edhe pse qarkullimi i automjeteve eshte i ndaluar ne fundjave nga ora 09:00 – 13:00 dhe 18:00 – 23:00, perseri drejtues te automjeteve te ndryshme levizin te pashqetesuar ne pedonale.
Nje gje e tille krijon jo pak probleme edhe per qytetaret qe levizin ne kembe apo me bicikleta, ndersa policia reagon ne shume pak raste.

Nga ana tjeter, pistonat elektronike te vendosur vetem para pak kohesh ne hyrje te pedonales jane jashte funksionit. Edhe pse ato duhej te ishin  te hapur ne oraret qe nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, ndodh krejt e kunderta.
Si rrjedhoje, nje shpenzim i tille nga institucioni i Bashkise Shkoder shkon dem dhe taksat e qytetareve shkojne per nje investim qe nuk kryen asnje funksion.

Lexoni dhe kete

HARROHET 14 JANARI NE SHKODER

Me 14 janar të vitit 1990 disa të rinjë të Shkodrës si Rin Monajka, Dedë …