Breaking News

PJETER JAKU “NDERI I QARKUT LEZHE”

Keshilli i Qarkut i ka akorduar titullin ”Nderi i Qarkut Lezhë”, shkrimtarit dhe botuesit Pjetër Jaku, për kontribut të veçantë si botues, krijues dhe studies i letersisë dhe etnokultures të rajonit të Lezhës dhe si promovues i visarit kulturor brenda dhe jashtë atdheut.Në ceremoninë e organizuar për këtë rast morën pjesë autoritetet vendore dhe rajonale si dhe poetë, shkrimtarë e artistë nga hapësira shqiptare dhe diaspora.Titullin, në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, e dorëzoi Nënkryetari i këtij insitucioni, Agustin Marku.

Shkrimtari Pjetër Jaku falenderoi Këshillin e Qarkut për vlersimin e bërë.

Këshilli i Qarkut Lezhë ka treguar në vazhdimesi vemendje, duke i vlersuar figurat që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme.

Lexoni dhe kete

MUAJI I RAMAZANIT PER BESIMTARET MUSLIMAN

Muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ishte në fokus të hytbes të kësaj …