Monday , 23 September 2019

“PJETRI KA NJË TJETËR PROBLEM”

Kryebashkiaku i zgjedhur i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, vijon të jetë në qendër të kritikave nga opozita. Reagimi i radhës ka ardhur nga ish-deputeti i PD Bardh Spahia. Me anë të një postimi në “facebook”, ai shkruan:

“DINJITETIN NUK TA JEP PUSHTETI
Figura e kujt pretendon te jete qytetari i pare i Shkodres eshte padyshim interes i cdo qytetari shkodran, i majte apo i djathte. Refuzimi i nje pretendenti te tille, me nje te shkuar te erret ne Itali, te cilen fillimisht e fsheh, e pastaj kur i zbulohet, nuk arrin ta justifikoje, por struket pas fuqise se pushtetit, qe mbron te ngjashmit e tij, eshte nje detyrim qytetar i cdo shkodrani, i majte apo i djathte. Papergjegjshmeria qe e detyron te shmange transparencen, duke perdorur klishe te lodhura, vecse fut ne siklet ate 5% qe e votoi ne 30 qershor. Pervec te shkuares se erret, duket se ka edhe nje tjeter problem: si ish prefekt, nuk flet dot ne ajer per abuzime te bashkise, pasi vendimet (abuzive apo jo) sipas ligjit shumica konfirmohen nga prefekti, si gjithmone, perfaqesues i partise ne pushtet! As si perfaqesues i nje mazhorance i nje kryeministri qe nuk ka lene vegel te ketij pushteti pa perdorur kunder Shkodres dhe bashkise se saj. Nje figure me te kaluar te erret eshte padyshim e keqja e Shkodres, dhe abuzimi me fuqine e pushtetit vecse diskretiton edhe me thelle ate vete dhe PS qe vazhdon te kandidoje individe me probleme! Pretendenti ne Shkoder thjesht po tregon devotshmeri, si pjese e te njejtit karvan te erret, qe koha e ka treguar se nuk shkon dot larg!#ShkodraDoNjerezDinjitozeJoSejmeneTeKapur” – e mbyll postimin e tij Spahia.

Lexoni dhe kete

KREU I PD LULZIM BASHA, TAKIME NË SHKODËR

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se të gjithë kryetaret e bashkive të …