PJETRI: PRES SHTRENGIM DUARSH ME VOLTANA ADEMIN

Në një bashkëbisedim me gazetarët Kandidati fitues per kryetar i Bashkisë Shkodër në votimet e 30 qershorit Valdrin Pjetri u shpreh se pavarësisht situatës pres një shtrëngim duarsh nga Voltana Ademi por gjithsesi sido që të ndodh kjo nuk na pengon të ecim para.

Ka qenë kjo përgjigja e tij në lidhje me deklaratën e Kryetarës aktuale të Bashkisë së Shkodrës drejtuar faktorit ndërkombëtar që nuk do i liroj zyren. Ai madje shkon edhe më tej duke thënë se nuk do ta besoj se pasi të shprehet edhe gjykata nuk do ketë drejtues që kanë mbajtur poste të rëndësishme të mos rrespektojnë një vendim. Madje ai sqaron se cpunë kam unë të përdor policinë.

I pyetur në lidhje me administratën e bashkisë së Shkodrës nëse Pjetri pas datës 13 gusht do futet me fshesë ai shprehet:

Pjetri u shpreh se në krye të Bashkisë Shkodër nuk i frikësohet fare se 61 bashkitë janë rozë pasi ai për mbështetje finanicare ka marrë edhe premtimin e kryeministrit Rama.

Lexoni dhe kete

BASHA: DO TË HETOJMË GRABITËSIT E SHQIPËRISË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat u shpreh se kapja …