Sunday , 1 November 2020

PLAGOSEN 27-VJEÇARIN, ARRESTOHEN DY TE RINJ

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy autoret e dyshuar të plagosjes së 27-vjeçarit Saimir Nikolla, ngjarje e ndodhur në shtator të këtij viti në qytetin e Lezhës. Në kuader të operacionit policor të të koduar “Dajçi” janë arrestuar shtetasit Kristjan Ndoci 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë si dhe Kristjan Petoku (Sherri), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë.

Sipas policisë dy të rinjtë ishin në kërkim pasi më datë 28 shtator 2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për te çastit kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin Saimir Nikolla. Ata u arrestuan nga policia në rrugen e “shtrausit” në Lezhë teksa po lëviznin me një automjet, ndërsa akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për këta shtetas.

Lexoni dhe kete

ARRESTIMI I AVOKATIT NE LEZHE, REAGON BASHKESHORTJA

Avokati Gjergj Neli është marrë forcërisht dhe është ofenduar dhe dhunuar nga uniformat blu. Denoncimi …