Saturday , 16 November 2019

PLAGOSEN 3 PERSONA NE 2 AKSIDENTE NE LEZHE

3 përsona kanë mbetur në plagosur në dy aksidente të ndodhura në rruget e qarkut të Lezhës. Aksidenti i parë ndodhi pasditen e së enjtes në dalje të Milotit përgjatë Rrugës së Kombit. Në këtë aksident përfshinë një mercedez me targa kosovare dhe një mjet tip ‘ Hyunday’ me targa AA 087 VI.

Përplasja ka qenë e fortë e për pasojë mbeten të plagosur drejtuesit e dy mjeteve të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë mëngjesin e së premtes një person mbetur i plagosur, pasi ciklomotori që po udhetonte u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi në supestraden Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Mark Lazri.

Ai u dërgua në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se pasi mori ndihmen e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Në të dy rastet policia po vijon hetimet për të përcaktimin e shkaqeve të aksidenteve.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …