Friday , 6 December 2019

PLAGOSEN 4 PERSONA NE 2 AKSIDENTE NE LEZHE

4 përsona mbeten të plagosur në dy aksidente të ndodhura në Lezhë. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së martes në superstraden Lezhë-Shkodër, pranë kryqezimit të Blinishtit. Përplasja e dy automjeteve solli plagosjen e tre përsonave të cilët janë drejtuesit e mjeteve dhe njëri nga pasagjeret që udhetonin me to.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë aksidenti tjeter ndodhi rreth orës 10:00 në superstraden Lezhë-Laç pranë kryqezimit të Shënkollit.

Një motorr u përplas me një automjet e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Në lidhje me aksidentin policia nisi hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …