PLAGOSEN AKTIVISTIN E LSI- se, ARRESTOHET NIPI I ISH- DEPUTETIT

Arrestohet dhe nipi tjetër i ish deputetit socialist Arben Ndoka. Samuel Ndoka  18 vjeç akuzohet se së bashku me Danjan Ndokën dhe të tjerë  nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin Florjan Dushku. Drejtoria për Krimet në Policinë e Shtetit njoftoi se pas arrestimit të Danjan Ndokës pak ditë më parë është arrestuar edhe Samuel Noka.

18 vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.  Në momentin e arrestimit, gjatë natës Samuel Noka ka qenë së bashku me Paolo Marinajn, i dënuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ata kanë tentuar t’i shmangeshin policisë duke u fshehur në nje tjeter automjet por jane prangosur nga policia. Ne momentin e arrestimit Ndoka dhe Marinaj jane kapur me arme pa leje, perkatesisht dy pistolet.  Paolo (Francesk) Marinaj ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg   për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ne momentin e arrestimit me vetë iu gjet një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.

Nderkohe gjykata e Apelit në Shkodër e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Danjan Ndokën duke e lënë në burg. Ai u arrestua në datë 25 tetor, ndërsa tashmë së bashku me Samuel Nokën do të gjykohen për plagosjen e aktivistit të LSI.

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET NJE GRUA

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonte humbi kontrollin dhe …