Sunday , 17 January 2021

PLAGOSET ME ARME ZJARRI 43-VJEÇARI

Një 43-vjeçar u plagos me armë zjarri mëngjesin e së martës në fshatin Balldre të Lezhës, ndërsa policia identifikoi dhe prangosi autorin e dyshuar të ngjarjes.

Sipas të dhënave Hilë Gjini u qëllua me pushkë sapo kishte dalë nga banesa dhe po dërgonte fëmijet në shkollë me automjetin e tij tip “Benz”.

Nga të shtënat 43-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa fëmijet të cilët ndodheshin në makinë fatmiresisht nuk janë lënduar. Gjini ka qëdruar për rreth 30 minuta i plagosur në automjet, duke pritur autoambulancen e cila e mori dhe e dërgoj në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin mjëkësor jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin e dyshuar të plagosjes, duke e arrestuar 2 orë pas ngjarjes.Ai është 69-vjeçari Gjergj Gjini i cili prangos në rrethinat e fshatit Balldre, ndërsa u sekuestrua dhe armë me të cilen ka kryer plagosjes.

Nga teresia e veprimeve hetimore mësohet se autori i ka zënë pritë 43-vjeçarit disa metra larg baneses dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit që po lëvizte bashkë me fëmijet dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar dy gazhoja si dhe po merren në pyetje familjar të autorit dhe të plagosurit.

Banesat e tyre janë në një distancë prej 300 metrash larg njëra tjetres dhe dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë konfliktet e pronësisë mes tyre.43-vjeçari Hil Gjini nuk njihej si përson problematik, teksa nga viti 2011 deri në 2015-ten ka qenë këshilltar komunal në Balldre nën siglen e Partisë së Gjelber e cila në atë kohë ka ishte në kualicion me Partinë Socialiste.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 1 SHTETAS, PROCEDOHET PENALISHT 1 TJETËR

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që shpërndajnë …