PLAGOSET ME ARME ZJARRI 45-VJEÇARI NE MILOT

Një përson mbeti i plagosur me armë zjarri në Milot të Kurbinit.

Ngjarja ndodhi mesditen e së mërkures në qender të qytetit, ndërsa objekt i sulmit me armë ishte Ylli Ibrahimi 45-vjeç. Ai është është qëlluar me bresheri plumbash sapo ka dalë ngë një lokal dhe autorët sipas sipas të dhënave ishin dy përsona të cilët lëviznin me një motorr dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga të shtënat 45-vjeçari ka marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Dyshimet janë se atenati ka pasuar një konflikt mes Ylli Ibrahimit dhe autorëve, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera. Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por pa rezultat.

Në vijim pritet dëshmia e 45 vjecarit Ylli Ibrahimi për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motive e ngjarjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua disa gëzhoja si dhe pritet të analizohen kamerat e sigurisë të disa biznesve pranë vendit të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

DETAJE TE REJA PER DHUNIMIN E 38-VJEÇARIT NE LEZHE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kanosjen dhe dhunimin e 38-vjeçarit Ylli Kacoli …