Tuesday , 27 October 2020

PLAGOSET NJË 16-VJEÇAR NË SHKODËR

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, me datë 19.09.2019, ora 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si edhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Sipas policisë, këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …