PLAGOSET NJE 43-VJEÇAR NE VAU DEJES

Tre persona dyshohet te kene marre pjese ne plagosjen e 43-vjecarit ne Vaun e Dejes. Ermir Simoni i cili ndodhet ne rrezik per jeten ne Spitalin e Shkodres per shkak te plageve ,ka qene i punesuar ne servisin e makinave prone e vellait dhe ne momentin e plagosjes se bashku me te ndodheshin edhe dy punonjes tjere. Ermir Simoni sapo ka hapru servisin ne oren 8 te mengjesit te dites se sotme dhe tre persona kane kerkuar vellaun e tij i cili ne ato momente nuk ndodhej ne servis.

Nga deshmite e marra te dy punonjesve te servisit, ata tre persona kane ardhur edhe heren e dyte dhe serish kane kerkuar vellain e te plagosurit dhe pasi ai nuk ndodhej aty njeri nga tre personat ka nxjerre armen dhe ka qelluar ne drejtim te 43-vjecarit. Dy personat tjere kane shtyre dhe goditur dy punonjesit e servisit. Nga deshmia e tyre mesohet se tre personat nuk ishin nga zona e Vaut te Dejes dhe se nuk flisnin te dialektin e zones.

Policia po punon ne zbardhjen e kesaj ngjarje si dhe kqyrjen e kamerave te sigurise se lokaleve dhe objekteve per rreth, pasi kamerat e servisit nuk ishin ne funksion. Pista kryesore e hetimit te policise jane konfliktet e vellait te te plagosurit si dhe po punon per identifkimin e autoreve.

 

Lexoni dhe kete

SHISNIN APARTAMENTE DISA HERE, ARRESTOHEN

Dy shtetas banues në Tiranë pasi kanë shitur disa herë apartamente banimi në Shkodër janë …