Monday , 25 September 2017

PLAGOSET PRONARI I NJE LOKALI NE LAÇ, POLICIA NE KERKIM TE AUTOREVE

Pronari i një lokali është plagosur rëndë me arme zjarri në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00 të mbremjes të së Enjtes, ndërsa i plagosuri mbeti shtetasi Rudol Toma 32-vjeç banues në Laç. Sipas të dhënave 4 te rinj shkuan në lokalin e këtij të fundit me një automjet tip Benz.Ata u konfliktuan me pronarin brenda lokalit dhe më pas njëri prej tyre nxori pistoleten dhe qëlloj mbi Tomen.

Nga të shtënat 32-vjeçari mori plagë në kembe dhe pjesen e barkut. Ai u dërgua me urgjence në spitalin e Laçit, ku pasi mori ndihmen e parë u nis drejt Spitalit të Traumes në Tiranë nga ku bëhet e ditur se ndodhet në gjedje të rëndë për jeten. Pasi qëlluan me arme 4 të rinjte u largun me shpejtesi nga vendi i ngjarjes duke i shpëtur policisë.

Këta të fundit kanë ngritur postoblloqe dhe po krehin zonen por pa mundur që të bien në gjurmet e autoreve. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një konflikt çasti apo të hershëm, ndërkohe që grupi hetimor po vijon hetimet.

Lexoni dhe kete

LEZHE, DIGJET NE MESNATE AUTOMJETI I KRYETARIT TE BASHKISE FRAN FRROKAJ

Digjet në mesnatë makina që përdorte kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Rreth orës …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin