PLAGOSI DAJE E NIP, GJYKATA LE NE BURG AUTORIN

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të marten pranë Urës së Drojës në Mamurras. Në seancen e zhvilluar me dyert të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshem arrestimin e tij, duke caktuar masen e sigurisë “arrest ne burg” për veprat penale: Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Aurel Shurbi plagosi me armë zjarri Agron Memen dhe Klevis Leken të cilët ishin dajë e nip. Në pamundësi për tu larguar disa orë pas ngjarjes Shurbi u vetëdorëzua tek shërbimet e policisë, ndërsa ka deklaruar se kishte qëlluar me armë pasi ishte provokuar nga Klevis Leka me të cilin kishin patur konflikt bashkë me vëllain edhe më parë.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI PER KRIMET MJEDISORE NE LEZHE

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit …