PLAGOSI ISH-KAMPIONIN E BOKSIT, ARRESOHET 23-VJEÇARI

Policia e Shkodres ka arrestuar 23-vjeçarin Valter Ksolla, i cili ka qene i shpallur ne kerkim nga policia pasi eshte i dyshuari kryesor per plagosjen e shtetasit Nelson Hysa, ish kampionit te boksit. Ky i fundit i arrestuar ne Tirane me 9 mars te ketij viti ne kuader te operacionit policor “Oaz”. Sipas policise, 23-vjeçari Valter Ksolla u arrestua ne fshatin Grude e Re, teksa strehohej tek te afermit e tij.

Arrestimi i tij u be ne kuader te operacionit “Gruda”, ndersa se bashku me te jane arrestuar edhe dy vellezerit N.Ksolla dhe K.Ksolla, te cilet dyshohet se kane qelluar me arme zjarri ndaj shtepise se fqinjit te tyre L.A banues ne Grude te re. Valter Ksolla eshte shpallur ne kerkim nga policia pas vendimit te gjykates per vepren penale ” Vrasje me paramandim” e mbetur ne tentative, “Mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”. Ndersa vellezerit akuzohen per “Kanosje”,” Perkrahje te autorit te krimit”, “mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”.

Valter Ksolla me 6 maj te 2017 ka plagosur me arme zjarri ne vendin e quajtur Ura Dervish Beg ne Shkoder ish kampionin e boksit Nelson Hysa. Mesohet se shkak i ngjarjes te kete qene nje konflikt mes ish kampionit te boksit dhe autorit te plagosjes. Si rrjedhoje, nga viti 2017, 23-vjeçari Ksolla ka qene ne kerkim policor.

Lexoni dhe kete

BIE NUMRI I AKSIDENTEVE NË QARKUN SHKODËR

INSTAT ka publikuar të dhënat më të fundit përsa i përket numrit të aksidenteve në …