Tuesday , 18 January 2022

PLAGOSJA E 23-VJEÇARIT NË THETH, ZBARDHET NGJARJA

Policia e Shkodrës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 09 gusht të këtij viti, ku ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Policia njofton se falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Kujtim Koçeku, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi më datë 09 Gusht 2021 ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi P. H., i cili po udhëtonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit Nikolin Koçeku, 37 vjeç, vëllai i shtetasit Kujtim Koçeku, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objekti, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të shtetasit P. H., në momentin kur shtetasi P. H. është plagosur me armë zjarri nga shtetasi Kujtim Koçeku.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …