Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

PLAGOSJA NE FUSHE-MAMURRAS, 20 DITE BURG DY TE ARRESTUARVE

Dy të rinjt e arrestuar tre ditë më parë si bashkëpunëtor në plagosjen e dyfishtë në Fushës-Mamurras të Kurbinit do të qëndrojnë në burg me afat 20-ditë. Ne seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata e Kurbinit pranoi kërkesen e prokurorisë për të lënë në burg shtetasit N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras. Organi i akuzës është në pritje të akteve të ekspertimit, pasi dy kushërinjtë e akuzuar kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen.

Shtetasit N. B. (G. L.) dhe Xh. L. u arrestuan të marten nga Polcia e Kurbinit për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin E. N. i cili është shpallur në kërkim kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z”.

Plagosja e dyfishtë me armë zjarri ndodhi mbremjen e së dieles pranë një lokali në Fushë-Mamurras të Kurbinit, ndërsa fatmiresisht dy të rinjt moren plagë në pjesen e këmbëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Lexoni dhe kete

EKZEKUTOHET NË ATENTAT RIDVAN RAMAZANI (HYSENI)

Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë, 46-vjeçari Ridvan …