PLAGOSJE ME THIKE NE SHTOJ TE RI TE SHKODRES

Një 42 vjecar është plagosur me thikë në kokë pas një konflikti të castit me një bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në një nga lokalet e zonës. Nga sa mësohet i plagosur ka mbetur shtetasi Besnik Idrizi 42 vjec, ndërsa autori është 49 vjecari Agron Begaj nga fshati Shtoj i Ri.

Ngjarja nga sa mësohet ka ndodhur pas një debati banal mes dy personave dhe ka degjeneruar deri në konfliktin me thikë, ku 49 vjecari Agron Begaj ka qëlluar disa herë me thikë në kokë por pa i shkaktuar plagë vdekje prirëse por vetëm sipërfaqësore shtetasit Besnik Idrizi. Nga sa mësohet debati ka qenë rreth cmimit të peshkut mes dy personave nëse cmimi është i lirë apo i shtrenjtë.

Por edhe nën ndikimin e alkoolit. Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur forcat policisë të cilët kanë bërë të mundur arrestim e 49 vjecarit Agron Begaj i cili është edhe autor i ngjarjes. Ndërsa i plagosuri me thikë Besnik Idrizi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexoni dhe kete

SHKODER/ FINALIZOHET OPERACIONI “TABACCO 2020”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “TABACCO 2020”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të …