Thursday , 23 November 2017

I PLAGOSURI DION LISI, JASHTE RREZIKUT PER JETEN

32 vjecari Don lisi I cili u qellua nje dite me pare ka kaluar fazen e rrezkut. Sipas bluzave te bardha pasi ka ndenjur rreth 8 ore ne operacion, Lisi ka reaguar pozitivisht.Atentati që kishte shënjestër një të ri në Shkodër, rrezikoi edhe jetën e kalimtarëve duke plagosur dy prej tyre.Ngjarja me tre të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 25- vjeçare, ndodhi në qendër të qytetit, në sheshin “Demokracia”, në vendin e quajtur ish- “5 heronjtë”. Doni Lisi, 32 vjeç, ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Dy të tjerë janë plagosur në mënyrë rastësore, teksa në atë moment kanë qenë duke kaluar në rrugë. Leona Turku, 25 vjeçe, është plagosur lehtë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë persona që kanë rastisur në rrugë ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 25- vjeçares. Po ashtu, plagë nga plumbat ka marrë edhe shtetasi Enrik Prendushi, 59 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të shtënat kanë traumatizuar qytetarët e shumtë, të cilët po kalonin në ato momente në rrugë.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, kur numri i kalimtarëve ishte i madh. Pavarësisht kësaj, është krijuar kaos dhe të gjithë kanë vrapuar në mënyrë që të mos qëllohen nga plumbat.Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi. Paraprakisht dyshohen konflikte mes dy personave.

Lexoni dhe kete

ÇERTIFIKATE PER SHERBIME TE DALLUARA PER DREJTORIN E POLICISE SE SHKODRES, GJOVALIN LOKA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” Drejtorit …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin