PLANI I MASAVE PER SEZONIN VEROR NGA TATIMET

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve informon per rezultatet e arritura në kuadër të zbatimit të planit të detajuar të masave, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, uljen e evazionit fiskal, rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të vendeve të punës, si dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për tërheqjen e kuponit tatimor.

Keshtu, ne periudhen Qershor – Korrik 2018, 3,124 tatimpaguesve u është adresuar thirrja për korrektesë në zbatimin e legjislacionit tatimor lidhur me faturat e shitjes dhe blerjes, regjistrimin e tyre në librat përkatës, deklaratën e tvsh-së, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, deklaratën e të punësuarve rishtaz etj. 2,139 tatimpaguesve u është bërë ftesë e personalizuar nga DRT për të përmirësuar vetëdeklarimi. Nga kontrolli tatimor: 510 tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagtesën e tvsh-së. Rritja llogaritet të jetë rreth 463 % më e lartë se sa e njëjta periudhë në 2017.

290 tatimpagues debitor janë kontaktuar nga organet tatimore, 35 mln lekë është vlera e detyrimeve të prapambetura që janë arkëtuar nga administrata tatimore. 5,040 Subjekte janë kontrolluar dhe 2,000 prej tyre janë konstatuar me shkelje me 2 mln lekë vlera totale te shkeljeve. Nderkohe, 200 subjekte janë konstatuar të paregjistruara dhe u regjistruan sipas detyrimit ligjor.

Lexoni dhe kete

PERMBYTJET NE SHKODER, MOLLA: KOLEKTORET KANE QENE NE FUNKSION

Për përmbytjet në qytetin e Shkodrës një ditë më parë ka folur edhe drejtori i …