Ulja e taksave, punėsimi dhe zhvillimi, prioritetet nė fushėn e financave, dhe ēėshtjeve sociale. Prezantohen platformat pėr sigurinė kombėtare dhe kulturėn. Partia Demokratike ka vijuar me konsultimin dhe debatimin e programit tė saj nė tė gjithė sektorėt, me ekspertė e njohės tė spikatur tė fushave. Nė krye tė prioriteteve tė platformave tė PD janė zhvillimi, punėsimi, pėrmirėsimi i jetės, ulja e taksave dhe thjeshtimi i procedurave. Po ashtu, janė prezantuar edhe platformat nė fushėn e sigurisė kombėtare dhe kulturės.
Departamentet e Sigurisė Kombėtare, Financave Publike, Punėsimit dhe Ēėshtjet Sociale, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve kanė zhvilluar diskutimet dhe konsultimet me anėtarėt e departamenteve, deputetėt dhe ekspertėt e fushės. Mė pas do tė vijohet me procesin e tryezave publike mbi programin e PD. Departamenti i Financave Publike, gjatė prezantimit tė programit u pėrqendrua nė uljen e taksave me qėllim pėrmirėsimin e klimės sė biznesit dhe luftėn kundėr korrupsionit dhe informalitetit nė Tatim-Dogana. Vendosja e taksės sė sheshtė nė nivelin 9% mbi tė ardhurat dhe kontributet, ulja e normės sė TVSH nė nivelin 15%, eleminim i taksave tė fshehta apo tarifave administrative paralele siē jane taksat mbi karburantet dhe ambientin dhe lehtėsim tė procedurave, parashikon platforma fiskale e demokratėve.
Njė prej drejtimeve kryesore tė programit ėshtė reforma pėr zhvillimin e biznesit pėrmes politikave tė reja tė kreditimit tė ekonomisė dhe transaprencės online tė procedurave tatimore, doganore, etj. Departamenti i Punėsimit dhe Ēėshtjet Sociale u fokusua tek programi i punėsimit dhe pėrmirėsimit tė cilėsisė sė jetės, nėpėrmjet rritjes sė pagės minimale dhe rritjen e masės sė ndihmės ekonomike pėr shtresat nė nevojė. Orientimet e programit tė PD pėr kėta sektorė mbėshteten dhe nė korrigjimin e skemės sė kontributeve, duke eliminuar rritjen abuzive tė kontributeve pėr profesionistėt e lirė, ngritjen e skemave eficente pėr shėrbimet sociale pėr pensionistėt dhe personat me aftėsi tė kufizuar. Departamenti i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve disktuoi programin me ekspertė dhe artistė tė njohur, duke u pėrqendruar nė fuqizimin e institucioneve tė artit dhe kulturės, rivitalizimin e monumenteve tė trashėgimisė, ngritja e strukturave pėrgjegjėse pėr tė drejtėn e autorit, programet pėr rininė dhe hartimin e njė strategjie me standarde evropiane pėr fuqizimin e saj, si dhe promovimin e sportit nė tė gjitha zhanret.
Platforma e sigurisė kombėtare, synon ti rikthejė Forcave tė Armatosura statusin dhe misionin e tyre, sipas standardeve tė Aleancės sė Atlantikut, reformave tė lėna pas dore dhe tė kapura nga interesat klanore gjatė kėtyre viteve tė qeverisė sė majtė.