Saturday , 15 August 2020

PLATFORMA PER “ÇLIRIMIN E ZGJEDHJEVE”

Vetëm pak ditë pasi shumica prezantoi draftin me ndryshimet në Reformën Zgjedhore, këtë të hënë kryetari i PD, Lulzim Basha, ka prezantuar para deputetëve demokratë dhe opozitës platformën që sipas tij do të “çlirojë zgjedhjet” nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore. Platforma e opozitës mbështetet në katër pika, që sipas Bashës janë thelbësore; Dekriminalizimi i procesit zgjedhor, ku përfshihet edhe vettingu i politikanëve, Masat kundër shitblerjes së votes, Reduktim shpenzimeve të fushatës, financim shtetëror 100% dhe Përdorimi i teknologjisë në votim, votim dhe numërim elektronik.

Lulzim Basha deklaroi se është i hapur edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por më parë kërkoi që të realizohen katër pikat e platformës.

Lexoni dhe kete

BASHA VIZITON FAMILJET E DËMTUARA NGA TËRMETI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar këtë të hënë banorët në Manëz të …