Wednesday , 18 September 2019

PLAZHI I TALËS VIJON TË TËRHEQ PUSHUES

Plazhi i Talës në Lezhë është kthyer në destinacion mjaft të pëlqyer turistik. Rëra kurative, uji i kristaltë si dhe pastërtia që të ofron ky bregdet ka bërë që Talja të tërheqe vëmendjen e shumë pushuesve dhe turistëve të huaj. Në të gjithë gjatësinë e këtij bregdeti prej 6 km ka hapësira të palimituara publike, pasi vetem një pjesë e vogel është plazh privat. Pushuesit vlerësojnë plazhin e Tales si vendi ideal per të kaluar pushimet, ndërsa kërkojnë që të ketë më shumë investime për të zhvilluar jeten e natës.

Administratori i Shënkollit Albert Rrusti thotë se prioritet i Bashkisë Lezhë është asfaltimi i rrugeve hyrese të plazhit dhe ndërtimi i një pedonale përgjatë bregdetit.

Numri i pushuesve në Tale ka ardhur gjithnjë në rritje dhe në këtë drejtim ka ndikuar përmirësimi i infrastrukturës rrugore si dhe shërbimet përgjatë bregdetit.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …