“PO TË DËGJOJ” NË DAJÇ

Gjatë turit #Potëdëgjoj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Dajç të Shkodrës, teksa vizitoi fëmijët dhe prindërit e zonës në shkollën e mbyllur “Shtjefën Maçi”. Prindërit tregojnë se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të ri ose në Shkodër për të ndjekur mësimet.

Fëmijët i thanë Bashës se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, duke e bërë të mundimshëm rrugën për shkollë. Ndërsa vetë Basha premtoi se do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve.

Shkolla në Dajç u mbyll këtë vit për shkak të pakësimit të numrit të fëmijëve pas largimit nga Shqipëria të nxënësve dhe familjeve të tyre.

Lexoni dhe kete

LULZIM BASHA PREZANTON PLANIN EKONOMIK TË PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për …