Saturday , 20 January 2018

PO TRANSPORTONIN KANABIS, 4 PERSONA NE PRANGA

Një sasi  prej 47 kg kanabisi është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë. Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Arrestimi i tyre u bë në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit. Katër të arrestuarit ishin me 2 automjete, ku me njërin  ruanin rrugën, kurse në automjetin  tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike e paketuar gati për shitje.

Në pranga ranë:

–  Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë

– Gjergj Prenga 21  vjeç, banues në Kurbin

–  Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë

–  Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale “Prodhim  dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PLAGOSET ME THIKE 21-VJEÇARI

Një debat midis dy të rinjve nga Lezha, ka degjeneruar në përplazje fizikë ku për …