Friday , 13 December 2019

“POLICET” GRABISIN BANESEN NE FUSHE-MILOT

Një banese është grabitur nga tre përsona në Fushë Milot të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martes, ndërsa grabitësit e maskuar janë paraqitur si efektiv policie në shtëpinë Taf Shabanit. Në momentin e ngjarjes brenda baneses ka qenë vetem e zonjë e shtëpisë Hume Shabani dhe sipas sajë hajdutet i kanë kontrolluar të gjitha dhomat me pretekstin se djali i saj ishte arratisur nga burgu në Itali.

Gruaja e moshur tregon se kanë hapur me forcen deren e dhomes ku ndodhej kasaforta në mur dhe më anë të një leve dhe mjeti preres kanë arritur ta hapin atë dhe të marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe sende të tjera me vlere.

Pasi kanë kryer vjedhjen tre hajdutet janë larguar, ndërsa e moshuara nuk ka mundur ti identifikojë, duke qenë se ka probleme me shikimin. Në lidhje me ngjarjen ajo ka njoftuar bashkëshortin që ndodhej, duke pire kafe në një lokal pak metra larg shtëpisë dhe më pas policinë. Blutë kanë nisur menjeherë hetimet dhe janë shoqëruar disa përsona në lidhje me ngjarjen.

Dyshimet janë se grabitja është kryer nga përsona që e njihnin mire familjen Shabani dhe se ishin në dijeni për sasinë e parave që ishin në kasafortë. Ende nuk dihet shuma e parave dhe sendeve të tjera të grabitura, pasi sipas burimeve ata ishin futur në kasafortë nga djali i familjes Shabani Xhevahiri i cili ndodhet në burg në Itali prej 18 muajsh me akuzen e vjedhjes. Ndërkohë në korrik të vitit 2015 ai është plagosur me armë zjarri në Tiranë, pas një konflikti me një përson tjeter për gervishtjen e makines.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJË 25-VJEÇAR NË MURIQAN

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Muriqan. …