Sunday , 17 February 2019

POLICI BAJRAKURTAJ MOHON AKUZAT

Berhan Bajrakurtaj ka mohuar gjitha akuzat e ngritura ndaj tij për pasi ai dyshohet se ka kryer vepren penale të “ngacmimit seksual ndaj një të miture”. Ai është shprehur para oficerëve të policisë gjyqësore gjatë marrjes në pyetje se nuk ka asnjë lidhje me akuzat, dhe se cdo gjë është trillim ndaj tij. Nga ana tjetër ai ka mohuar edhe se ka lidhje me ndonjë femër tjerë. Ai është marrë në pyetje rreth 4 orë nga grupi hetimorë dhe mësohet se gjatë gjithë kohës ka mohuar akuzat dhe se nuk ka dijeni fare se kush mund të jetë dërguesi i denoncimit.

Nga ana tjetër ai është ndaluar nga policia dhe akuzohet për vepren penale të “Ngacmimit seksual ndaj të mitureve”. Ndërsa për grupin hetimor enigmatike mbetet denoncuesja, pasi si në komisariatin e Koplikut si në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nuk ka të regjistruar denoncim ndaj tij, dhe se në bazë të kqyrjes së regjistrimit të personave që paraqiten nuk rezulton që të ketë pasur ankesë ndaj tij, e as denoncim.

Lexoni dhe kete

ADEMI: NE SHKODER KA KORRUPSION TE LARTE

Në Shkodër ka korrupsion të lartë dhe bëhet fjalë për nivele të larta të korrupsionit …