POLICIA AKSION NE RRUGET E QYTETIT TE SHKODRES

Policia vendore e Shkodres ka intensifikuar kontrollet për goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale në të gjithë territorin e qarkut. Policia rrugore dhe ajo e rendit ka nisur një aksion në rruget e qytetit te Shkodres ndërsa në fokus të kontrolleve të policisë kanë qënë automjetet  që lëvizin me xhama të zinjë, drejtuesit e automjeteve  të cilët nuk vendosin rripat e sigurimit  si dhe përsonat që qarkullojnë  tej normave të lejuara. Aksionet e policisë janë përqëndruar në qëndër të qytetit si dhe në rrugët kryesore të Shkodres gjate oreve te paradites por edhe ne mbremje atehere kur  edhe qarkullimi është më I lartë.

Sipas të dhënave të policise gjatë kontrolleve blic të 24 oreve të fundit në ambjente të ndryshme dhe postoblloqeve në akset rrugore janë proçeduar disa shtetas per veprat te ndryshme  penale.

Efektivet e policise rrugore jane mbeshtetur edhe nga forca shqiponja te cilet kane kontrolluar dhjetra automjete. Aksionet e policise vijne ne Në zbatim të planit të masave nga drejtoria e pergjithshme e policise ndersa janë angazhuar Sektori Kundër Narkotike e Trafiqeve të Paligjshme, Sektori për Krimin Ekonomik, Shqiponjat, Policia  Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme.

Lexoni dhe kete

JA ÇFARE NDODH MES DY AUTOMJETESH NE AKSIN SHKODER – LEZHE

Shkoder Informacion Paraprak Më datë 28.06.2018, ora 16:20, jemi njoftuar se ne aksin rrugor Shkoder-Lezhe, …