Wednesday , 27 January 2021

POLICIA ARRESTON 1 SHTETAS PER VRASJEN NE DAJÇ

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shkodër për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Policia bënë të ditur se është arrestuar 25-vjeçari Milkjor Gjoka. Ai së bashku me dy vëllezërit Mehmedaj janë autorë të dyshuar të ngjarjes në fshatin Mushan te Dajçit.

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Hydajet dhe Duel Mehmedaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë vrarë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin Ridvan Hyseni ( Ramazani), 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 45 vjeçarin janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.

Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani). Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat.

Lexoni dhe kete

PARAKALIMI I GABUAR, SHKAK I AKSIDENTIT TRAGJIK NE RRUGEN E KOMBIT

Ajo çfarë ka ngelur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 1 …