POLICIA ARRESTON AUTORET E NGJARJES SE RENDE

Vetëm 3 orë pas plagosjes së 23- vjecarit Beqiri i cili ndodhet ne gjendje kritike per jeten policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e mbrëmjes së kaluar.  “Blutë” e qytetit verior kanë arrestuar dy 17- vjecar si autor të dyshuar të ngjarjes dhe nje tjeter përson si bashkëpunetor, ndersa kanë sekuestruar edhe armën e krimit.

“Dje në mbrëmje rreth orës 19.20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H. B., 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motoçikletë. Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.

Ata janë shtetasit:

E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”,

D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër,

Gjithashtu, është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit: Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër. 

Bashkë me autorët është bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.”

Në mbyllje të deklaratës për shtyp drejtori i  policisë së Qarkut Shkoder bën të ditur se Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke iu përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambjent më të sigurt e të qetë.

Lexoni dhe kete

SHËNGJIN/ GJENDET I MBYTUR NË DET NJË 30-VJEÇAR

Një 30-vjeçar nga Elbasani është gjetur i mbytur këtë të hënë pranë portit të Shëngjinit. …