POLICIA DHE USHTRIA, KONTROLLE NË HYRJE TË MERKATËS SË RUSIT

Ashtu si herët tjera, edhe këtë të shtunë, qytetarët shkodranë janë dyndur në tregjet e Shkodrës për të bërë pazar, nisur edhe nga fakti se që nga mesdita e kësaj të shtunë deri mëngjesin e së hënës do jenë plotësisht të izoluar.
Por, këtë të shtunë janë hasur me kontrollet e policisë dhe ushtrisë. Kështu, punonjës të policisë dhe ushtrisë ishin vendosur në hyrje të merkatës së Rusit, ku nuk lejonin asnjë qytetar që të futej në treg pa pasur lejen e daljes.

Kishte edhe prej atyre që nuk kishin leje dhe janë detyruar të kthehen mbrapa, duke mos u lejuar që të hyjnë në treg.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …