Wednesday , 24 July 2019

POLICIA E LEZHES ARRESTON DY PERSONA

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi ishin shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë shtetasi G.K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

I arrestuari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë. Personi tjetër i arrestuar është 48-vjeçari B.T., “për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij ,për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike,duke e goditur me sende të forta në kokë vëllain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.”

Operacioni për kapjen e këtyre dy përsonave erdhi në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar të policisë vendore të Lezhës.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …