Thursday , 27 January 2022

POLICIA E LEZHËS ARRESTON NJË 27-VJEÇAR

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vijon punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Kështu, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Fushë Krujë – Shkodër, dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë organizuan punën dhe në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin H. D., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. D., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

TË DYSHUAR PËR VRASJEN E PASHKO UJKËS NË SHKODËR, GJYKATA E SHKODRËS LIRON NGA BURGU 2 SHTETASIT

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të …