Sunday , 25 October 2020

POLICIA E LEZHES DHE FNSH ZBARKOJNE NE TERREN

Në zbatim të planit operacional për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet etj, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore në Lezhë të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë të Shkodres në të gjithë Qarkun janë ngritur 5 pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe në brendësi të qyteteve si dhe janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i këtyre kontrolleve është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, është proceduar penalisht 1 tjetër, si dhe janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe tri armë zjarri.

Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e narkotikëve.

Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …