Sunday , 8 December 2019

POLICIA E PUKËS FINALIZON OPERACIONIN “ARAT”

Policia e Pukës ka finalizuar operacionin e koduar “Arat”. Operacioni vinte në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Kështu, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”, shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.

Si dhe është proceduar penalisht shtetasi M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre shtetasit e mësipërm. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pukë për veprime të metejshme.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …