POLICIA E SHKODRËS ARRESTON NJË 55-VJEÇAR

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kështu, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, është kapur dhe arrestuar në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T. B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë. Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”.

Sipas njoftimit të policisë Shkodër, ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …