Friday , 24 January 2020

POLICIA E SHKODRËS ARRESTON NJË 60-VJEÇAR

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nga strukturat e D. V. P. Shkodër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. R. 60 vjeç banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër.

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka sjell urdherin e ekzekutimit të vendimit me nr. 492 datë 27.03.2018 të Gjykatës se Shkallës Parë Shkodër, e cila e ka denuar me 5 vite burg për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

DIGJET MAKINA E GARDIANIT TE BURGUT TE SHENKOLLIT

Një automjet në pronësi të një gardiani të burgut të Shënkollit është djegur gjatë natës …