Breaking News

POLICIA E SHKODRES, NE NDIHME TE BANOREVE NE ZONAT MALORE

Situata në zonat malore nga reshjet e dëborës vijon të jetë e vështirë. Për këtë, Policia e Shtetit është në ndihmë të qytetarëve në nevojë. Kështu, nga shtabi emergjencave civile Shkodër dhe D. V. P Shkodër ditën e djeshme në orën 13.00 është kërkuar ndihmë tek Reparti i F.N.SH-së pasi qytetari M.Sh ishte bllokuar në borë në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë, Shkodër, gjatë rrugës që po shkonte në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy femijë të mitur.

Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00 kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit të bllokuar në borë, i cili ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjestarët e tjerë të familjes. Ndërkohë, familja e një bariu në zonën e Pultit ka humbur kontaktet nga dita e djeshme. Bëhet fjalë për vendin e quajtur Komdanc afër Malit të Shoshit. Të bllokuar nga dëbora që arrin trashësinë nga 1 deri 1.5 metër, kanë mbetur edhe 200 krerë bagëti të imta dhe 20 bagëti të trasha.

Largësia nga rruga e makinës është mbi 1 orë e gjysmë ndërsa raportohet se nuk ka fare energji elektrike. Për të shpëtuar këtë familje por edhe gjënë e gjallë, mund të ndërhyhet vetëm nga ajri.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …