Wednesday , 18 September 2019

POLICIA E SHKODRES PROÇEDON PENALISHT 23 SHTETAS NE 1 JAVE

Gjatë javës që lamë pas, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 23 shtetas, nga këta: 2 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale 14 shtetas të proceduar dhe ndiqen në gjendje të lire. Gjithashtu u bë e mundur kapja e 1 përsoni të shpallur në kërkim.

Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 6 shtetas, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” si dhe janë vendosur 586 Masa Administrative dhe jane derguar per OASH 10 drejtues mjetesh.

Në zbatim të planit të masave kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka vazhduar kontrolli i territorit në gjithë juridiksionin e Qarkut Shkodër. Në kuadër të policimit në komunitet kanë vijuar takimet sensibilizuese në shkolla kundër përdorimit të duhanit, alkoolit dhe lëndëve narkotike. Vijojnë masat për parandalimin dhe goditjen e paligjmërisë në të gjithë Qarkun Shkodrës.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …