Wednesday , 29 September 2021

POLICIA E SHTETIT APEL PRINDËRVE NË VITIN E RI SHKOLLOR

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, në një deklaratë për mediat, ka folur në lidhje me masat e marra nga Policia për garantimin e rendit e sigurisë në shkolla.

Loka tha se në të gjitha shkollat e vendit dhe përreth ambienteve të tyre do ketë prezencë të shtuar të Policisë së Rendit dhe të Policisë Kriminale, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente apo përreth tyre.

Loka tha se Policia e Shtetit siguron nxënësit dhe prindërit, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe ato të shkollave, se do të jetë e gatshme në çdo kohë lidhur me vlerësimin dhe realizimin e masave të sigurisë në shkolla dhe të monitorimit të masave mbrojtëse kundër Covid-19.

Lexoni dhe kete

NIS PROÇESI MESIMOR NE 41 SHKOLLAT E LEZHES

8637 nxënës nisen këtë të hënë vitin e ri shkollor në Lezhë, nga të cilët …